Bilanci i ri: Rritet ndjeshëm sipërfaqja e përmbytur në Shkodër, 590 banesa nën ujë, 36 familje të evakuara

Rriten sipërfaqet totale të përmbytura në Shkodër. Shtabi I emergjencave njofton se janë 2425 ha tokë nën ujë.

Janë 36 familje të evakuara dhe shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 590 banesa.

Është një situatë realisht e vështirë. Sipas të gjitha informacioneve është rezultat i hapjes në mënyrë shumë të shpejtë të portave të hidrocentraleve në mënyrë të papritur” tha Bardh Spahia kryetari I Bashkisë së Shkodrës sot paradite nga zona e Obotit ku ishte për të monitoruar situatën.

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Rruga e Obotit - Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 160 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

2. Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji.

3. Buna ka deportuar në Urrelat e Shirqit, ne rritje.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuara:

Janë 36 familje të evakuara, gjithsej 159 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 përsona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 përsona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 përsona)

Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 590 banesa:

1. Guri I Zi 250 banesa

2. Bërdicë 210 banesa, nga kto 40 ne biznese

3. Lagja Nr.4, 30 banesa

4. Lagja nr. 1, 100 banesa

Bilanci i ri: Rritet ndjeshëm sipërfaqja e përmbytur në