Sera me kanabis në Dimal, shkarkohet Drejtori Policisë Berat Edmond Tarkaj
Zbulimi i serës me 870 kg kanabis në Berat i ka kushtuar detyrën drejtorit të policisë së qarkut. Edmond Tarkaj është shkarkuar nga funksioni dhe në vend të tij është emëruar Kastriot Skënderaj, i cili deri tani ka qenë këshilltar i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku. Zbulimi i serës në Berat u bë nga efektivë të mbërritur nga Tirana pasi policia lokale u shmang nga aksioni.
Zbulimi i punishtes me 870 kg hashash në fshatin Rërëz të Beratit është bërë shkak për largimin nga detyra të drejtorit vendor të policisë së qarkut Edmond Tarkaj.
Kreu i Policisë së Shtetit ka firmosur shkarkimin e tij nga detyra ku tashmë policinë e Beratit do ta drejtojë Kastriot Skënderaj, i cili së fundi ka mbajtur detyrën e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm.
Hetimi
Vendimi i shkarkimit erdhi pas disa hetimeve të kryera nga Drejtoria e Standarteve Profesionale si dhe Agjensia e Mbikqyrjes Policore.
Këto dy drejtori që kanë si detyrë të hetojnë policinë, nxorën zbuluar drejtorin e Policisë së Beratit në lidhje me sërë në të cilën gjet një sasi prej 870 kg hashash si dhe disa rrënjë të tjera të ciëlt ishin gati për përpunim.
Pronarët e kësaj serë rekrutonin gra nga rrethinat e Tiranës, Durrësit si dhe Krujës të cilat kundrejt pagesës përpunonin kanabisin.
Pas marrjes në pyetje të një numri të madh të efektivëve të Beratit, duket që Agjensia ka konstatuar shkelje të drejtorit duke e shkarkuar nga detyre.
Kastriot Skënderaj ka mbajtur detyra të rëndësishëm në polici teksa ka qenë edhe më herët drejtor i Policisë së Tiranës.
Operacioni që zbuloi serën e drogës në Berat u zhvillua me efektivë nga Tirana, duke shmangur policinë e Beratit pas dyshimeve se efektivë të saj mund të ishin implikuar në mosveprime ndaj kultivuesve e trafikantëve të drogës.
