"Shfryhet" operacioni "Porositësi", do hetohen në liri 5 nga 14 të arrestuarit
Gjykata e Durresit "shfryn " operacionin e bujshëm "Porositësi" ku protagonistët kryesorë ishin vëllezerit Indrit dhe Gentjan Beqiraj.
Në seancën e sotme gjykata nga 14 te ndaluarit ka vendosur lirimin nga burgu te 5 te akuzuarve. Nga arrest me burg në detyrim paraqitje, informon gazetari i Ora News, Mark Brunga.
Mësohet se është ndryshuar masa e sigurisë dhe do hetohen në liri Gentjan Sheshi, Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Armando Lama, Armand Dalipi (Daka).
Rrëmbimi i njërit prej vëllezërve Beqiraj në autostradën Tiranë-Durrës në fillim të tetorit 2022 zbuloi një varg krimesh duke çuar në pranga 15 persona në kuadër të operacionit "Porositësi" që u ndërmor më 4 tetor 2022.
Të arrestuarit u akuzuan si pjesë e një rrjeti kriminal të akuzuar për vrasje në Tiranë dhe në Durrës. Pikënisja e hetimeve ishte dëshmia e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj. Ata rrëfyen para hetuesve disa plane për vrasjen me pagesë të shtetasit Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.
Një tjetër krim i zbardhur është edhe masakra në rrugën "Don Bosko" Tirane, ku sipas policisë është vrarë personi i gabuar
Të arrestuarit në kuadër të operacionit "Porositësi" ishin
Gentjan Beqiraj
Indrit Beqiraj
Flamur Bejko
Pëllumb Hoxha
Idajet Hoxha
Armand Dalipi (Daka)
Fatjon Myrta
Blerim Elezi
Gentian Sheshi
Kujtim Deliallisi
Albano Hajdari
Fatjon Hajdari
Armando Lama
Altin Celami

