Identifikohet autori i vrasjes së çiftit shqiptar në Itali (Emri)

Identifikohet autori i vrasjes së çiftit shqiptar në Itali
Në foto: Mynevere Karabollaj dhe Viron Karabollaj

Autori i vrasjes makabre me thikë të çiftit shqiptar në Itali është identifikuar.

Bëhej fjalë për ish-burrin e Mynevere Karabollaj, Viron Karabollaj.

Autori megjithatë është viktima e tretë e kësaj ngjarjeje, pasi ai ka vrarë veten në kompaninë ku punonte, në komunën Mira, Venzia.

Çifti shqiptar u gjet i vdekur në banesën e tyre në Venezia, Itali mbrëmjen e 20 nëntorit, nga plagë të shkaktuara nga thika. Një armë u gjet në banesë, por nuk ishte përdorur.

Zbulimi i trupave është bërë nga Karabinierët, të lajmëruar nga vajza e gruas, e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj që pasdite.

Identifikohet autori i vrasjes së çiftit shqiptar në Itali
Në foto: Mynevere Karabollaj dhe Viron Karabollaj