Qeveria firmos 15 procedura konfiskimi ndërtimesh pa leje

Qeveria firmos 15 procedura konfiskimi ndërtimesh ku “për qëllime fitime janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose janë ndërtuar tërësisht pa leje” tha kryeministri Edi Rama përmes një video mesazhi të publikuar në profilin e tij në facebook.

Sipas Ramës ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik që sipas rastit do I shfrytëzojë për mjedise zyrash, apo strehim social.

Nga videomesazhi nuk bëhet e qartë se në cilat qytete janë bllokuar këto ndërtesa por gjatë fjalës së tij Rama akuzoi prokurorinë se 'dosjet i ndërtimeve pa leje i flenë në zyrë"