I akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e 8 vjeçarit në Fier, sillet me forcë në Gjykatë Klodian Çalamani
Klodian Çalamani i cili akuzohet se ka vrarë 8-vjeçarin Mateo Vasiun është çuar me forcë në gjykatë ku këtë të premte do të përballej me familjarë të viktimës, por seanca dështoi për shkak se këto të fundit nuk u paraqitën pasi ishin në gjendje të rënduar psikologjike.
Pas më shumë se tre seancash mungese dhe shtyrje e gjykimit për shkak se i akuzuari refuzonte të dilte para gjykatës, Çalamani është detyruar që të marrë pjesë në seancën e së hënës.
Në gjyq Klodian Çalamani do të përballet me akuzën e vrasjes dhe Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë, për ngjarjen e 16 nëntorit të vitit të kaluar e cila tronditi vendin.
Mësohet se gjatë seancës së të premtes do të merren dëshmitë e të gjithe dëshmitarëvë, çka mund të nxjerrin të tjera detaje lidhur me ngjarjen.
Klodian Çalamani vrau pasditen e 16 nëntorit, 8 vjeçarin Mateo Vasiu në fshatin Grecalli Të Fierit duke e goditur me sende të forta në kokë.
Pas vrasjes makabër, ai e groposi të miturin në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa pas disa orësh kërkimesh policia arriti që të zbulonte trupin e 8 vjeçarit, dhe të vinte në pranga Çalamanin.
Ngjarja e rëndë solli një varg protestash në vendin tonë, ndërsa u nis edhe një peticion për rikthimin e dënimit me vdekje, por një gjë e tillë nuk u bë e mundur.
