Pamje nga lart/ Si duket Shkodra e izoluar dhe e përmbytur, Bardh Spahia: Situata realisht e vështirë
Shkodra është zgjuar e përmbytur nga shkarkimet e hidrocentraleve. Shtabi i Emergjencave të Shkodrës njofton se janë 2425 ha tokë nën ujë.
Janë 36 familje të evakuara dhe shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 590 banesa.
Agjencia shqiptare fotografike LSA sjell video të pamjeve nga lart si dukej Shkodra sot. Situata është vërtet e vështirë dhe ngjason me Shkodrën e viteve 2010 kur sërish ajo u përmbyt
“Është një situatë realisht e vështirë. Sipas të gjitha informacioneve është rezultat i hapjes në mënyrë shumë të shpejtë të portave të hidrocentraleve në mënyrë të papritur” tha Bardh Spahia kryetari I Bashkisë së Shkodrës sot paradite nga Ura e Bahçallëkut ku ishte për të monitoruar situatën.
Kryebashkiaku thotë se portat e hidrocentralit janë hapur pa paralajmërim dhe nuk janë vënë në dijeni në kohë bashkia dhe as banorët
Bardh Spahia:“ Dua të theksoj faktin se ka qenë e domosdoshme lajmërimi në kohë nga autoritetet që menaxhojnë kaskadën e Drinit të paktën të bashkisë Shkodër që të kishim pasë mundësi të njoftonim banorët dhe të merrnim masat e duhura për ti ardhur në ndihmë me të gjitha kapacitetet tona. Ne i mbajmë mend dhe përmbytjet e vitit 2010 por ata vinin si rezultat I vërshimit të rshjeve të shiut mbi 3 javë.”
Shkodra është e izoluar nga e gjithë Shqipëria për shkak se ura e Bahçallëkut është mbyllur si për mjete dhe për kalimtarët.
Bardh Spahia:“Është një situatë realisht e vështirë. Shkodra gjendet e izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë.Është mbyllur ura e Bahçallëkut pasi paraqet rrezikshmëri të lartë për shkak të shembjes së urës së vjetër të Bahçallëkut, struktura e të cilës rrezikon të përplaset me urën e re. Ura do të qëndrojë e mbyllur derisa ekspertët të japin një vlerësim.
Spahia thotë se situata kërkon një vëmendje absolute nga institucionet shtetërore.
Bardh Spahia: “Mënyra më e mirë për përballjen e situatave të tilla do të ishte shpallja e emergjencës dhe prezenca e autoriteteve të shtetit dhe institucioneve të shtetit që do të duhej të ishte që në momentin e parë”