Përmbytjet në Shkodër, SHBA gati të ofrojë ndihmë
SHBA shpreh gadishmërinë për të ofruar mbështetje për përballimin e situatës së përmbytjeve bën të ditur ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim përmes njëpostimi në tëitter.
Ndër të tjera ambasadorja shpreh ngushëllime për humbjen e jetëve në Malësi e Madhe.
"Jemi të pikëlluar për vdekjen dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës" shkruan Kim.
We are saddened by the death & damage resulting from the devastating flooding in Albania's north. We express condolences to the families of those who lost loved ones, and respect to the brave Albanians assisting their fellow citizens. We are ready to provide support as necessary.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 21, 2022