Sequi: BE, e angazhuar për reformat ekonomike në Ballkan

Bashkimi Europian është i angazhuar për reformat ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Duke folur në konferencën ministeriale "Europa Juglindore- 2020 Drejt Konvergjencës dhe Rritjes" ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi theksoi se "Strategjia 2020" do të bëjë të mundur qartësimin e objektivave për vendet e Europës Juglindore."Kërkohet punë e përbashkët sa i përket politikave ekonomike pasi koha na detyton të punojmë me përkushtim. Kriza në vazhdim na shtyn për të ndërmarrë hapa të mëtejshme. Kriza ka bërë që BE-ja të nënshkruaj disa rregulla të reja për të pasur një qeverisje sa më të mirë"-tha ai.Konferencën e përshëndeti Zv. kryeministri dhe njëherësh ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto, i cili theksoi se objektivat e Bashkimit Europian do t`i çojnë vendet e Europës Juglindore drejt zhvillimit.“Objektivat e Europës Juglindore 2020 që ne miratojmë sot do të na çojnë në drejtimin e duhur. Ne parashikojmë që përpjekjet tona drejt zhvillimit, në mënyrë efektive do të adresojnë prioritetet e zhvillimit ekonomik e social të rajonit, me objektivin përfundimtar që vendet e rajonit tonë të anëtarësohen në Bashkimin Europian”u shpreh Haxhinasto.Në Konferencën Ministeriale "Europa Juglindore- 2020 Drejt Konvergjencës dhe Rritjes", Ministrat e Ekonomisë së Ballkanit Perëndimor miratuan 11 objektiva për rritjen e zgjuar,e të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon deri në vitin 2020.