Berisha i jep merita Ermonela Felajt për djegësat: SKAP-i i partisë merret me ushtarët e mjerë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar operacionin e një ditë më parë të SPAK për incineratorin e Fierit, duke deklaruar se Prokuroria e Posaçme vijon të merret me ushtarët në këtë aferë.
Duke folur në Kuvend, ai tha se përgjegjësit e vërtetë të djegësat janë Rama, Agaçi, Ahmetaj dhe Veliaj.
Berisha nuk hezitoi të njohë edhe meritën e vetme publike sipas tij që zonja Ermonela Felaj, atëherë ministre e Shtetit, ka në këtë çështje.
Berisha: Dje SKAP-i juaj arrestoi apo lëshoi disa urdhër-arreste, shumicën i kishte lajmëruar të ikin, për djegësat, të njerëzve të cilët nuk janë gjë tjetër veçse ushtarë të mjerë, rrogtarë të sipërmarrjes së Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Lefter Kokës.Kur një kryeministër firmos për ti dhënë një kompanie pa asnjë eksperiencë, firmos në kundërshtim me qëndrimin e Agjencisë Kombëtare të Prokurimeve Publike për të prokuruar me negociata të mbyllura ai e bën vetëm, kur sipërmarrja është e tij.
Nuk mund ta bëj kurrë ndryshe as për vëllain e tij.Kur një kryeministër firmos për ti dhënë 8% bonus një kompanie, të cilën kjo që drejton sot seancën të vetmen meritë në jetën e saj publike, ka një shkresë ku i thotë se Integrated Energy nuk ekziston zoti Kryeministër. Se nuk ekzistonte. Dhe me 7 dhjetor kryeministri për sipërmarrjen e tij firmos 8% bonus. Kujt? Kompanisë që Ministrja e Shtetit thotë nuk ekziston dhe ajo kishte të drejtë se kompania u themelua me 31 gusht 2017, 8 muaj më vonë.
Këto bëhen vetëm kur vjedh Kryeministri, Sekretari i Përgjithshëm, Ministri i Financave. Unë e di që keni burgosur Lefterin dhe nuk i dal zot atij por asnjë qindarkë nuk kishte Lefteri në buxhetin e Ministrisë. Lefteri nuk bëri gjë tjetër vetëm krijoi kanalin e vjedhjes për Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçin, Erion Veliaj dhe ndau diçka me ta.
Në diskutimin e tij Berisha u ndal te një tjetër aferë e qeverisë, ajo e portit të Durrësit.
Berisha: Çfarë po ndodh me portin e Durrësit? Edi Rama po e merr sëbashku me vëllezërit Karriç,ata janë aksionerë kryesorë te kompania që ndërtoi Ballin Ujor të Beogradit, e njëjta kompani.
Balla: Gënjen.
Berisha: Ti gënjen, nuk ke fytyrë dhe mbron hajdutët. E njëjta kompani vjen dhe ndërton me vëllezërit Karriç dhe vëllezërit Rama, Olsin dhe Edin. Merr 60% të aksioneve që Alabari dhe do marrë dhuratë 200 hektarë. Deri para tre ditësh ka thënë janë 80, dje Balluku tha janë 200.
Një aferë prej të paktën 4 mld dollarë truall. Në një aferë në të cilën Rama, Olsi dhe Vuçiç marrin secili minumi 300-400 mln euro. Çdo shqiptar do të paguajë të paktën 1000 dollarë për ndërtimin e portit të ri, i cili kushton 2 mld dollarë. Një aferë në të cilën u grabisni shqiptarëve pasurinë absolute publike më të madhe që kanë sot dhe kanë pasur ndonjëherë.
E ndërsa fokusi i seancës plenare ishte procesi i integrimit, Berisha kishte një mesazh për socialistët.
Berisha: Ju vetëm me Europën nuk keni asnjë lidhje. Ju jeni të gjithë për ekzil në Mbretërinë e Vjedhjes, Korrupsionit, Drogës dhe Krimit.
