Sharka: I kërkuam policisë ta zhvendosim, ata e mbrojtën me trupa si objekt i rëndësisë së veçantë

Kryetari i PD-së Lushnje, Eduart Sharka në një komunikim për Ora News deklaroi se përplasja e sotme e qytetarëve me policinë ishte një mosbindje civile duke kundërshtuar vendosjen e traut me pagesë në hyjre të Parkut të Divjakës.

"Aktualisht situata është e qetë, protestuesit po qëndrojnë, por dhe policia. Aktualisht rruga është e hapur.

Nuk mundet që një urdhër administrativ të bllokojë një rrugë nacionale pasi prek shumë interesat e banorëve të Divjakës dhe atyre që kalojnë në këtë rrugë. Në këto kushte kur urdhëri administrativ del kundër vullnetit të qytetarëve, deputetëve dhe Bashkisë Divjakë në menduam që ishte e nevojshme një gjest i mosbindjes civile.

Dhe ne i kërkuam policisë që ta zhvendosnim, ju mbani shënim dhe ne do të merrnim të telefon policinë ligjore për të këtë zhvendosje që do të bëjmë. Policia vendosi ta mbrojë me trupa sikur të ishte një objekt i rëndësisë së veçantë.

Në dijeninë time ka kohë që është diskutuar për ta vendosur. Unë di që ka dhe një vendim Gjykate për vendosjen e këtij trau. Besoj se qeveria e ministria e shikojnë nga arroganca që kanë tu shkojë e tyrja e ta vendosin me çdo kush.

Banorët janë kundër vendosjes së traut. Janë ata që dëmtohen më shumë, sepse për çdo qytetar që do të vijë me pagesë, bizneset e zonës do të humbin klientët e tyre. Zona humb shumë turistë," tha ai.