Gjykata e Elbasanit vendos ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave
Pas disa seancave radhazi të dështuara Gjykata e Elbasanit ka vendosur ekstradimin e biznesmenit turk Faruk faith Ozer drejt vendit të tij.
Pasi dëgjoj provat e prokurorit Kreshnik Ajazi, dhe palës mbrotjëse trupa gjykuese vendosi të enjten se Ozer duhet të ekstradohet drejt Turqisë, sipas kërkesës së prokurorisë së përgjithshme atje.
Vendimi u dha në mungesë të Faruk Fatih Ozer dha avokatit të tij të cilët vendosën që të mos ishin prezent në seancë gjatë kohës së dhënies së vendimit final.
Avokatët mbrojtës së Ozer në vazhdimësi kanë kundështuar ekstradimin e tij drejt Turqisë, me pretendimin se atij i rrezikohet jeta atje, dhe se ai po sulmohej politikisht.
Faruk Ozer u arrestua në Vlorë më 30 Gusht, ndërsa prej datës 2 Shtator mbahet në qeli me masë sigurie arrest me burg, deri në ekzekutimin e masës së ekstradimit.
Vendimi pritet të apelohet nga avokatët e tij.
Autoritetet turke e akuzojnë se atë se ka përfituar rreth 2 miliard Dollarë përmes platformës së kriptomonedhave “Thodex” duke mashtruar disa mijëra qytetarë turq.
Në shtetin turk Ozer rrezikon deri në 40 mijë vite burg referuar të gjitha akuzave që rëndojnë ndaj tij.