Po kalonte në Portin e Durrësit 48-vjeçarit i gjejnë rreth 17 000 euro të fshehura

Një 48-vjeçari është proceduar penalisht pasi i është gjetur një shumë e fshehur parash të padeklaruara në PKK Port Durrës.

“Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në automjetin që drejtonte ky shtetas 16 670 euro, të padeklaruara nga 48-vjeçari.”, njofton policia.

Si rezultat është proceduar penalisht 48-vjeçari si dhe është sekuestruar shuma e parave.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. V., 48 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.