Protesta e rradhës brenda këtij vitit? Berisha: Asgjë nuk na ndalon më

Kreu i PD-së Sali Berisha në një komunikim me gazetarët jashtë Kuvendit paralajmëroi dhe protesta të tjera që do të mbahen duke mos përjashtuar mundësinë që të jetë brenda ketij viti, megjithëse nuk përcaktoi një datë.

"Protesta e radhës nuk është vendosur akoma, do të vendoset brenda dy ditëve, por do të jetë…

Do të jetë brenda këtij viti?

Berisha: Brenda këtij viti? Po padiskutim. Këtu zbret Europa. Europa duhet të shohë popullin e saj, populli i Europës është populli opozitar.

Jo nuk caktova datë, por populli opozitar do të jetë këtu patjetër. Nuk ndërpritet më kjo, është betejë për votën e lirë, dinjitetin, të ardhmen e Shqipërisë. Asgjë nuk na ndalon më këtë betejë.