Trau me pagesë në Divjakë, Korreshi: Projekt vampir, zona për faqe të zezë, taksojnë për ajrin e pastër
Deputeti i PD-së Sajmir Korreshi në një komunikim për Ora News në lidhje me përplasjet e sotme mes banorëve të Divjakës dhe Policisë për vendosjen e një tra me pagesë tha se zona pavarësisht se nuk ka investime e "është për faqe të zezë" qytetarët po taksohen edhe për ajrin që shkojnë të marrin atje.
"Dimë që është një projekt vampir që thith gjakun e banorëve të zonës por jo vetëm edhe të qytetit të Lushnjes. Aty ku vendoset trau është rruga e vetme që mund të aksesohet plazhi i Divjakës. Është vdekjeprurës për të gjithë bizneset që ushtrojnë aktivitetitn, por edhe për pushuesit.
Një nga zonat më të painvestuara e të paaksesueshme nëse vendoset ky tra. Të shikosh atje është për faqe të zezë, as qeveria, as bashkia nuk kanë bërë asgjë dhe tani fillojnë e të taksojnë. me pak fjalë njerëzit atje shkojnë për ajrin e pastër dhe me pak fjalë atje po vendoset të taksohet ajri.
Deri tani është marrë një taksë nga bashkia që ka rruajtur banorët. Unë disa herë e kam kundërshtuar, kemi bërë kallëzime penale më herët pasi atje nuk ka një faturë fiskale pasi nuk dim kush i shtyp këto blloqe, kush i merr këto lekë. janë blloqe që mund ti prodhojë kushdo që nuk ëhstë i regjistruar në tatim taksat.
Ato shkojnë në xhep të pushtetarëve dhe tabni ka hyrë edhe qeveria, hajde të marrim dhe ne," tha ai.
