Alqi Bllako e-maile private me biznesmenin Mirel Mërtiri, 2 prej të kërkuarve lidhje me incineratorin e Tiranës

Prokuroria e Posaçme ka gjetur prova të reja për skandalin e incineratorëve. Në dosjen që flet për episodin e Elbasanit, të dorëzuar në gjykatë, thuhet se në kompjuterin e ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, janë gjetur emaile dhe komunikime direkte me bosët e incineratorëve. SPAK duket se ka prekur tangencialisht edhe incineratorin e Tiranës, duke vendosur nën akuzë deri tani vetëm ish administratoren.

Prokuroria e Posaçme ka gjetur në kompiuterin e ish deputetit socialist Alqi Blloko e-maile dhe komunikime direkte mes tij dhe pronarëve të kompanive të incineratorëve.

Ky fakt evidentohet në dosjen e SPAK të dorëzuar në gjykatë për incineratorin e Elbasanit, ku nën akuzë është vendosur edhe ish i zgjedhuri socialist i akuzuar deri tani vetëm për incineratorin e Fierit.

Bllako dhe avokati i tij mbrojtës janë njohur me materialet që Prokuroria e Posaçme ka në adresë të tij, sa i takon përfshirjes edhe në incineratorin e Elbasanit. Për hetuesit është konsideruar prove, për ngritjen e akuzës e-mailet në postën e tij private.

Emailet te cilat konsiderohen komprometuese janë nga adresa e tij private dhe kanë të bëjnë me procedurat e ndjekura për koncesionin e djegësit të Elbasanit.

Sipas informacioneve të gjetura në kompiuterin e Bllakos, pas arrestimit të tij rezulton se ai ka komunikuar me një prej pronarëve te kompanisë që kishte fituar tenderin per ndërtimin e incinaretorit Mirel Mërtirin i cili deri ne keto moment nuk kishte dale vetë në skenë por kishte përdorur bashkëjetuesen e tij Stela Gugallja.

Ashtu edhe si ish ministri Lefter Koka edhe Bllako akuzohet për të dy incineratorët. Ndërkohë 5 nga 11 e proceduarit e rinj për inceneratorin e Fierit pritet të dalin të premten para gjykatës për tu verifikuar masa e sigurisë.

Dy në kërkim për incineratorin e Tiranës 

Mes emrave për të cilet prokuroria ka kërkuar masën "arrest me burg" janë edhe dy persona që kanë lidhje edhe me incineratorin e Tiranës.

Behet fjalë për administratoren Arjola Kodra dhe italianin Giuseppe Ciaffaglione. SPAK nuk ka dhënë ende asnjë sqarim për rolin e tyre ne dosje duke sqaruar vetem pozicionin e personave te arrestuar për incineratorin e Fierit.