Arrestohet roja i gjimnazit në Dibër, u konfliktua me nxënësin e vitit të tretë

Roja i një gjimnazi në Dibër është arrestuar pasi është konfliktuar fizikisht me një 21 vjeçar, nxënës në vitin e tretë.

Gjithashtu është arrestuar edhe vëllai i rojes i përfshirë në konlikt.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin K. E., 45 vjeç, rojë i një shkolle të mesme, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. T., 21 vjeç, nxënës i  shkollës së mesme.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. T., 27 vjeç, banues në Dibër (vëllai i 21-vjeçarit), pasi është përfshirë në konflikt dhe ka goditur rojen," njoftoi policia.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. E. (vëllai i rojës së shkollës), pasi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër, ku ishte shoqëruar vëllai i tij, pas konfliktit.