Vodhi para në një lokal në zonën e ish-Bllokut, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2022, 15:19
Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash, në një lokal në Tiranë.
“H. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vjedhur një shumë parash, në një lokal, në zonën e ish-Bllokut.”, njofton policia.
Gjithashtu një 38 vjeçar me inicialet E. R., banues në Tiranë, u vu në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
