Kanosi me armë gjahu familjarët e tij, i dhunoi ata dhe iu dëmtoi automjetet, vihet në pranga 40-vjeçari në Lezhë

Një 40-vjeçar në Lezhë  është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se kanosi me armë gjahu familjarët e tij, i dhunoi ata dhe iu dëmtoi automjetet.

Kapja e tij u bë falë operacionit policor të koduar “Mbërritja”.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Luan Lalaj, 40 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i prones".”, njofton poicia.

Ky shtetas, në banesën e tij, në fshatin Rrilë, ka kanosur me armë gjahu, familjarët e tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre dhe iu ka dëmtuar automjetet që ata kishin në pronësi. Nga veprimet e deritanishme hetimore, ka rezultuar se shtetasi L. L. iu kishte vjedhur familjarëve të tij, sende personale dhe i kishte shitur.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e gjahut që u përdor për kanosjen. Shtetasi i arrestuar e mbante armën e gjahut, pa autorizimin përkatës në emër të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.