Përçarja e demokratëve shkon në kuvend, Spaho: Mua nuk më përfaqëson Alibeaj, është paterica e Ramës

Partia Demokratike është ende shumë larg zgjidhjes së konfliktit të saj të brendshëm, pasi përfaqësuesit e saj nuk kanë ndërmend të bashkohen. Kjo u vu re edhe këtë të enjte, ku demokratët e grupit të Berishës nuk i kursyen akuzat ndaj Enkelejd Alibeajt, që u etiketua si patericë e Edi Ramës. Në debatin mes Edmond Spahos dhe Alibeajt do të përfshihej edhe socialisti Taulant Balla, i cili tha se këto përplasje rëndojnë dhe më shumë progres raportin e BE.

Ndarja mes demokratëve sa vjen e thellohet dhe çdo ditë e më shumë ajo reflektohet në çdo hapësirë dhe arenë të mundshme politike.

Diskutimin kundër portit të Durrësit në kuvend, deputeti Edmond Spaho e zhvendosi në akuza ndaj demokratit Enkelejd Alibeaj I cili vijon të mbajë zyrtarisht vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Spaho: Zonja kryetare kam kërkuar 10 minuta kohë të flas për integrimin e nuk do heq dorë nga kjo e drejtë e imja. Mua nuk më përfaqëson Alibeaj, ai është paterica e Ramës. Rakordon qëndrimet që mos lejohemi e të flasim. Vendimet e tij me Ballën nuk pranoj të jenë të detyrueshme për mua. Jam deputet i pavarur dhe dua të më jepni fjalën aq minuta sa ma lejon rregulloja.

Këtyre akuzave Alibeaj iu përgjigj me tone të larta teksa tha se nuk përfaqëson asnjë, por veten e tij dukle kujtuar se parazitët në opozitë nuk pranohen.

Alibeaj: Për këdo i cili mund të ndihet i kufizuar në fjalën e vetë, ka të drejtn sipas rregullores me 7 anëtar nënshkrime të kërkojë një tjetër mocion. Parazitë në opozitë nuk pranojmë. E kemi kërkuar ne do ta çojmë ne në fund sipas mendësisë sonë, mentalitetit tonë vlerave tona.

Situata do të shfrytëzohej nga socialistët, ku kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Balla: Konflikti i brendshëm i partisë më të madhe në opozitë ka ndikuar në jetën parlamentare të Shqipërisë. E njëjta njollë e zezë e Shqipërisë u mundua të marri peng kuvendin e Shqipërisë.