Pensionistët me laps e letër. Mishi bulmeti dhe kafja janë luks

Këto pak domate, ishtin gjithçka blenë, të enjten, 17 nentor, Sanie dhe Melqes Xhelili. Me shtrenjtimin e çmimeve muajt e fundit, janë të detyruar të kursejnë edhe për ushqimet.

“Çdo gjë me kursim, çdo gjë me kursim, më beson apo jo?” tha Sanie Xhelili.

Të dyve pensioni iu është rritur me 1 mijë e 100 lekë, shumë e papërfillshme krahasuar me nevojat që kanë.

“Çfarë mund të marrësh me ato 11 mijë lekë? Më thuaj mua ti. Të tëra gjërat janë të shtrenjta” tha Sanie Xhelili

Sania merr 16 mijë lekë pension, bashkëshorti i saj Melqesi 23 mijë.

Këto të ardhura, në total 39 mijë detyrohen t`i llogarisin qindarkë më qindarkë.

Bashkë me ta, llogaritëm shpenzimet e një muaji, vetëm për nevojat dhe detyrimet bazë.

“Dritat i kemi llogaritur që shkojnë 4000 mijë lekë, uji 3000 lekë, qumështi 3000 lekë, buka 1500 lekë, ilaçet 3000 lekë, ushqimet 13,000 lekë, frutat dhe perimet minimalishtë shkojnë në 6000 lekë, veshjet 5000 lekë i llogatitëm të gjitha,çfarë janë këto baze dhe shkojnë në 38,000 lekë” thonë ata

Nga pensionet tepruan vetëm 1 mijë lekë, por në listë nuk janë përfshirë ato që dy të moshuarit i cilësojnë luks, si mishi apo bulmeti.

“Pale mishi. Mishin se çojmë fare ndërmënd ne, se i thon 12 ose 11 mijë lekë kg, ku e marrim dot mishin ne” tha Melqes Xhelili

Nuk janë llogaritur as ilaçet shtesë e as shpenzimet për hallet e moshës.

“Më del gjumi natën, them, mendoj, opo çdo bëhet nesër? Sa më bëjnë, po sa më ngelen?” tha Melqes Xhelili

Në fund të muajit mbeten duarbosh.

“Anjë lek sna ngelet, por presim sa të marim pensionin, se skemi lek çfarë do ham nesër, e pasnesër” tha Melqes Xhelili

Në Shqipëri pensionet gjithmonë, kanë qenë të pamjaftueshme për të moshuarit por rritja e çmimeve përgjatë këtij viti, ka vendosur në vështirësi ekonomike me mijëra prej tyre.