Moti i keq/ Dëmtohet shkolla në Pukë dhe shtëpia në Fushë Arrëz
Një shtëpi në Fushë Arrëz dhe një Shkollë në Pukë janë dëmtuar nga reshjet intensive të shiut në veri të vendit. Rënie gurësh, bllokim rrugësh dhe ndërprerje të dritave janë pasojat në pjesën tjetër të qarkut Shkodër.
Shtëpia e familjes së Nikoll Pjetër Kolës në fshatin Dardhë të Fushë Arrezit u dëmtua si pasojë e reshjeve intensive të shiut që përfshinë veriun e vendit.
Rrugët rurale të njësive Iballa e Fierzë në të njejtën bashki po ashtu janë dëmtuar rëndë.
Situatë më problematike në bashkinë e Pukës.
Çatia e Shkollës së Gjegjanit është dëmtuar nga stuhia që ka shktuar dëme më të mëdha në instrukturë.
Aksi Qelez- Ukth Maja e Mirges është bllokuar plotësisht duke izoluar banorët, ndërsa rrëshqitje ka edhe në rrugët e Kabashit, Memaj Buhot, dhe Bicaj, Blinisht Krovë.
Ura e Rras Kuzhnenenit është dëmtuar po ashtu plotësisht nga vërshimi i ujrave, ndërsa rrëshqitja e dherave nga diva e rezervuarit ka ngritur alarm në Pukë.
Në Bashkinë Vau i Dejës, prurjet e lumit Gjadër kanë bllokuar disa rrugë në njësinë Administratvie VIG Mnellë.
Në bashkinë e Shkodrës, pati rrëshqitje gurësh dhe dherash në aksin Prekal – Breglumi sikurse në rrugën e Dukagjinit.
Lumi i Shalës në Theth ka shtuar ndjeshëm prurjet, por pa pasoja të rënda, sipas raportimit të Bashkisë Shkodër.
Shumë fshatra në të gjithë qarkun e Shkodrës kanë probleme me furnizimin me energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit përcjellës.
Reshjet e shiut pritet të vijojnë me intensitet të lartë sipas IGJEUM
Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
