Parku i Divjakës me pagesë, banorët marrin përpara kabinën dhe traun, përplasen me policinë (VIDEO)
“Kur qeveria del kundër popullit na takon ne të vendosim. Hajde çuna ta heqim” Kështu nisi revolta e banorëve të bashkisë së Divjakës kundër traut në rrugën hyrëse të Parkut Kombëtar dhe plazhit.
Forca të shumta të policisë tentuan ti pengojnë por nuk e ndalën dot zëmërimin e komunitetit kundër asaj që e cilësojnë taksë të vënë nga ministria e Turizmit.
Tensionet e përplasjet zgjatën për disa minuta.
Por në fund, banorët e përfaqësuesit e bizneseve në zonë të bërë bashkë ia dolën ta largojnë nga rruga biletarinë e ngritur vetëm pak orë më parë.
Pas këtij momenti liruan rrugën, dhe qëndruan për orë me radhë aty për të shmangur tentativat që sipas tyre do të ishin provokim për të rivendosur traun e kundërshtuar.
Theksuan se Parkun e Divjakës do ta mbrojnë ashtu siç bënë edhe në vitin 1997.
"Të paguajmë ne, divjakësit, para për këtë pyll që e mbrojtëm që në 1997 dhe nuk e dogjëm?!
Ndërsa Kryeministrit Edi Rama i kujtuan një fjalim me të cilin u mori votat.
"Ja ka falur Zoti Divjakës. çfarë bëni kështu!
Pagesa për hyrjen në parkun kombëtar Divjakë Karavasta, sipas ministrisë së Turizmit do të jetë 150 lekë për mjetet dhe 50 lek për këmbësorët, ndërsa çdo vizitor paguan edhe për shëtitjet me varka paguan ekstra.
Për banorët e bizneset kjo është taks direkte për një komunitet të varfër dhe turistët.
"Këta kanë kaluar ekstremin. U mësuan ti pijnë gjakun njerëzve"
Përfaqësues të partisë Demokratike ishin në krah të banorëve të Divjakës në protestën kundër traut, ndërsa homologu socialist Erjon Braçe denoncoi se zyrtarët e Bashkisë së Divjakës janë kërcënuar nga përfaqësues të Ministrisë së Turizmit që të japin lejen për ngritjen biletarisë.
Skandal më vete cilësohet fakti se trau kërkohet të vendoset në rrugën e vetme që të çon në plazh.
"Do të vazhdojmë deri kur të ketë zbrasje"
Banorët thonë se do ta kundërshtojnë me çdo formë taksën që e çuajnë poshtëruese dhe nxitëse për tu larguar nga vendi.

