Berisha në krah të banorëve të Divjakës: I thyen turinjtë mafies së Edi Ramës, përmbysën traun antiligjor

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu solidaritetin me banorët e Divjakës, të cilët thyen sot traun e vendosur në hyrje të parkut Divjakë-Karavasta.

Berisha tha se opozita do të qëndrojë pas çdo qytetari që ka një kauzë të drejtë.

Sali Berisha: Dëshiroj tu jap një përshëndetje të përzemërt banorëve të Divjakës, grave dhe burrave guximtarë të cilët me guximin e tyre i thyen sot turinjtë mafies së Edi Ramës, i përmbysën traun antiligjor, antiqytetar në rrugën e tyre shekullore.Opozita do të qëndrojë pas çdo qytetari që ka një kauzë të drejtë.

Vendosja e kabinës dhe e traut në parkun Divjakë – Karavasta ka shkaktuar protestën e banorëve sot paradite.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ndër të cilat lexohej dhe “Mos luani me atë që nuk e preku sa Gjermani”, "Fëmijët tanë duan oksigjen”

Ata janë kundër taksës për parkun kombëtar dhe turma e protestuesve mori para dhe hoqi kabinën e traun.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe efektivëve të policisë.