Berisha: 4 muaj për një rezolutë që Linda e Parlamentit e mban në sirtar se i thotë Rama Surrelit
Kreu i PD-së Sali Berisha në një komunikim me gazetarët jashtë Kuvendit, deklaroi se kanë 4 muaj që kanë dorëzuar një rezolutë për krimet në Kosovë që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk e hedh as për procedurë, sipas tij pasi ia ka kërkuar Edi Rama.
"Kemi 4 muaj si opozitë, kemi dorëzuar një rezolutë për krimet e njerëzimit në Kosovë. Rezoluta nuk pranohet të ndiqet as proedura, sepse e dimë që nuk do votohet se ata votojnë kundër.
Kurse Linda e Parlamentit e mban në sirtare sepse kështu i thotë Edi i Surrelit. Por a mund të funskionojë në këtë mënyrë parlamenti, a është kjo një fyerje kombëtare.
Çfarë do të thotë Linda e Parlamentit që zbaton porositë e Edit të Surrelit, çfarë do të thotë Linda e Parlamentit kur Edi i Surrelit thotë aty fjalët më të turpshme që mund ti ketë thënë kush, çfarë u thotë ajo grave, nënave motrave shqiptare që dëgjojnë Edin e saj të flasë në këtë mënyrë dhe që duhet ta nxjerrin për leckash përjasht e duhet ta pushojë. Këtu është bërë një situatë e padurueshme.
Ne sot u detyruam të komuniojmë me Facebook, por kjo do të jetë e zakonshme në Parlament," tha ai.
