Boçi: SPAK po qëndron në të njëjtin nivel arrestimesh, nuk po shkon tek ideatorët e incineratorëve

Në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh vonesa e SPAK në hetime është duke sjellë pikëpyetje në publik.

Ai tha se po të shohim se niveli i arrestimeve është i po njëlloj si me tenderin e uniformave dhe lihen jashtë ata që e kanë kompozuar këtë skemë korruptive.

Boçi: Kjo vonesë në rezultatet e hetimeve vë shumë pikëpyetje në publik sepse denoncimet kanë qenë të vazhdueshme. Ne kemi pasur një komisioni hetimor nga PD-ja që kanë shkuar drejt hetimeve, por SPAK nuk ka avancuar drejt hetimeve të këtij komisioni.

Ndërkohë që po të shohim se niveli i arrestimeve është i po njëlloj si me tenderin e uniformave dhe lihen jashtë ata që e kanë kompozuar këtë skemë korruptive dhe njëkohësisht e kanë financuar. Jemi para një situate zgjedhur dhe mazhoranca do të shpëtojë bashkitë, sepse janë të implikuar në aferën e incineratorëve bashkitë kryesore.