Dorëzojnë formularët në KQZ, Petrit Doda dhe Oriela Nebiaj pritet të marrin mandatin e deputetit

KQZ ka bërë me dije se Petrit Doda dhe Oriela Nebiaj e dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në këtë institucion për mandatin e deputetit.

KQZ bën me dije se Formularët e vetëdeklarimit do te publikohen sipas procedurave përkatëse në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni.

“Në përgjigje te interesit tuaj, ju informoj se z. Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorëzuan formularin e vetëdeklarimit ne KQZ.  Formularët e vetëdeklarimit do te publikohen sipas procedurave përkatëse ne faqen zyrtare te internetit te KQZ.” – njofton KQZ.

Petrit Doda dhe Oriela Nebiaj kështu marrin mandatin pasi dhanë dorëheqjen Grida Duma dhe Alfred Rushaj si deputetë të PD-së.

Dorëzojnë formularët në KQZ, Petrit Doda dhe Oriela Nebiaj

Dorëzojnë formularët në KQZ, Petrit Doda dhe Oriela Nebiaj