"Whisky pihet, me ujin luftohet" - "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako

"Whisky pihet, me ujin luftohet" ishte tema e kësaj të mërkure në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.

Cako: Disa nga sekretarët e OKB-së ka thënë se lufta e ardhshme në lindjen e mesme do të bëhet për ujë dhe jo për politikë dhe kjo është bërë reale tashmë.

Do të ketë presion mbi cilësinë dhe sasinë e ujit në Kanada dhe SHBA. Kanadaja kontrollon mbi 35% të ujit të freskët. SHBA nuk mund të futen në to, sepse janë të mbrojtura.

Albin Kurti shkruan se Liqeni i Ujmanit nuk është natyror që tu përkasë të dyja vendeve. Ky liqen është ndërtuar me fondet e Kosovës dhe i takon asaj.

Serbia nuk mund të ketë asnjë pretendim për këtë liqen, sepse është ndërtuar nga kompani shtetërore me rreth 90 milionë dollarë të shpenzuara.

Duhet parë me kujdes të madh se cili do të jetë pozicioni i Kosovës në raport me komandimin e kësaj pasurie të madhe hidrike.