Si në komunizëm, i riu Ramës: Më keni marrë në krah kur isha i vogël prandaj jam i suksesshëm
Një nxënës nga gjimnazi i Kuçovës, duket se ka shkuar përtej simpatisë ndaj kryeministrit Edi Rama takimin e ditës së sotme me të.
Ai bëri me dije se kur ka qenë i vogël ai e ka mbajtur në krah dhe prandaj i ka ecur mbarë dhe se është aty ku është sot pikërisht për këtë.
I riu: Studioj në gjimnazin e Kuçovës. Ju jeni idhulli im prej kohësh dhe kam pasur fatin e mirë që të më merrni në krah dhe prandaj jam i suksesshëm sot. Jam një djalë që pëlqej marrëdhëniet me publikut dhe ndjek trajnime të ndryshme. Faleminderit që keni hapur vende për të rinjtë ku mund të shprehim idetë.
Rama: Tani për t’i kthyer përgjigje djalit që e kam mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël. Nëse të ka ecur, të ka ecur se të kam mbajtur unë në krah. Por po të ishte kështu i bie që të kisha superfuqi, por nuk besoj të jetë kështu.
