Dy të arrestuar në Tiranë, për përdhunimin e një të miture dhe dhunë ndaj bashkëshortes

Një 55-vjeçar në Tiranë është arrestuar me dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Në pranga ka rënë shtetasi A.T, banues në Tiranë.

Po në kryeqytet u arrestua shtetasi S. I., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.