Përdhunimi i të miturës në Tiranë, i akuzuari shok me të atin, e gjeti vetëm në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2022, 17:07
Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i 55-vjeçarit në Tiranë me akuzën e përdhunimit të një të miture.
Ora News mëson se bëhet fjalë për abuzimin seksual të një 11-vjeçarje.
I arrestuari është shok me babanë e vajzës.
Dy familjet janë të komunitetit rom nga Saranda por jetojnë me qira në Tiranë.
55-vjeçari A.T ka shkuar për vizitë në shtëpinë e shokut dhe ka gjetur vetëm vajzën në shtëpi, me të cilën ka kryer marredhënie seksuale me forcë.
Sot në drekë ekspertiza vërtetoi se vajza është e defloruar, dmth vërtetohet akti seksual.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
