Aksident në autostradën Milot-Thumanë, plagosen çifti zviceran dhe shqiptarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2022, 16:39
Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Milot- Thumanë pranë fshatit Gjorem.
Një autoveturë ka goditur nga pas një tjetër mjet, dhe me pas ka dalë jashtë rruge.
Të plagosur kanë mbetur një çift bashkëshortësh, zviceran dhe gruaja shqiptare drejtuese e automjetit tjetër.
Të plagosurit janë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, grupi hetimor ne vendngjarje.



