Kryemadhi: Përshëndes veprimet e SPAK, por jo drejtësi me regji, u frenua arrestimi i Veliajt e Subashit

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i ka përshëndetur veprimet e sotme për inceneratorët nga ana e SPAK.

Ajo shkruan se një gjë e tillë tregon se faktet janë të pamohueshme dhe shton se drejtësia nuk mund të veprojë me regji.

Ajo thekson burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar.

Kryemadhi: Përshëndes veprimet e sotme për inceneratorët. Treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme.  Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!  Burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. I njëjti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve.

SPAK duhet të godasë në shenjë për inceneratorët, mos të drejtohet sipas sulmeve që vijnë nga kongresi i partisë. Po monitorojmë çdo veprim të autoriteteve për inceneratorët dhe do të bëjmë çdo gjë që të korruptuarit e qeverisë të njohin ligjin, ndërsa paratë dhe pronat publike t'i kthehen shqiptarëve.

Kryemadhi: Përshëndes veprimet e SPAK, por jo drejtësi me regji,