Tjetër aksident në vend/ Plagosen 2 persona, largohet nga vendi i ngjarjes njëri nga drejtuesit e mjeteve

Një tjetër aksident është shënuar në rrugët e vëndit, kësaj here në Vlorë.

“Rreth orës 16:00, në rrugën Vlorë-Kuç, në fshatin Gjorm, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. Ç.”, njofton policia.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi M. M dhe pasagjeri shtetasi K. M., i automjetit Benz, të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e shtetasit A. Ç, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më herët një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë pranë fshatit Gjorem. Një autoveturë ka goditur nga pas një tjetër mjet, dhe me pas ka dalë jashtë rruge. Të plagosur kanë mbetur një çift bashkëshortësh, zviceran dhe gruaja shqiptare drejtuese e automjetit tjetër.

Gjithashtu katër persona mbetën të plagosur mes tyre dhe një infermier, pasi autoambulanca me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një parcelë në superstradën Lezhë-Laç.