Meta mbledh Kryesinë e PL-së: Rama asnjë mbështetje qytetarëve në buxhet, 120 mln euro koncesione

Kryetari i Partisë, Ilir Meta, mblodhi pasditen e sotme Kryesinë e partisë nga akuzoi kryeministrin Rama se me buxhetin e ri në vend të mbështetjes së qytetarëve, do t’u japë klientëve të vet vetëm në një vit me koncesione 120 milionë euro.

Meta: Parashikon 130 milion euro taksa te reja, taksa shtesë.Qeveria do të paguajë 30 milionë euro me shume sesa viti aktual për këto kontrata PPP.Totali i kostos se sherbimit te borxhit ne vitin 2023 do te arrije nje shume  rekord ne vitin 2023 ne 136.4 miliard leke, ose ne rreth 1.15 miliard euro me nje rritje ne 69%  krahasuar me vitin 2022.

Totali i kostos se sherbimit te borxhit do te jete pothuajse i barabarte me buxhetin e Ministrise se Bujqesise, te Ministrise se Arsimit dhe Ministrise se Shendetesise te marra se bashku per vitin 2023. Do te jepen 1 miliard euro per 7 koncesione dhe do te vazhdojne rruget e florinjta qindra milion euro.

Niveli i mbledhjes se te ardhurave vazhdon edhe ne 2023 vetem 27%,  nënvizoi Meta, duke shtuar se miliarda euro zhduken në gropen e erret te korrupsionit.

Meta: I jepet nje goditje prodhimit vendas se industrise se pijeve si rezultat i rritje se aksizes. Do te rritet me tej rreziku i evazionit fiskale me vendosjen e gjobave ne 10 fish te demit te shkaktuar. Nuk ka rritje te pagave te punonjësve te administrates shtetërore per vitin 2023, pavarsisht se rritja e çmimeve ka vazhduar te jete e larte dhe do te jete perseri ne vitin 2023.

Rritje te pages ka vetem arsimi dhe shendetesia ne masen 6%, e cila dhe vete kjo nuk mbulon as nivelin e indeksimin te tyre nga rritja e çmimeve. Rritja e pensioneve eshte qesharake, perderisa per vitin 2023 eshte parashikuar nje fond prej 1.2 miliard leke ose nje rritje prej 0.7% as një kafe.

Rritja e ndihmes ekonomike dhe e paaftesise ne 10% ne vitin 2023 eshte e pamjaftueshme per to nxjere keto familje nga varferia e tejskajshme. Nuk ka rritje per pagesat e papunesise. Nuk ka te parashikuar asnje fond per mbeshtetjen e familjeve dhe shtresave me te varfera nga rritja e metejshme e çmimeve ne vitin ne vazhdim.