"Skandalet e qeverisë nuk kanë të sosur", Meta paralajmëron sërish protesta: Të intensifikojmë aksionin opozitar!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paralajmëruar intensifikim të aksionit opozitar.
Duke folur në mbledhjen e Kryesisë ai tha se skandalet e qeverisë Rama nuk kanë të sosur ndaj opozita nuk mund të mjaftohet vetëm me denoncime.
Meta: Skandalet nuk kanë të sosur, ndaj edhe rruga jo vetëm e denoncimeve dhe propozimeve, por edhe e protestave dhe e organizimit mbarë qytetar dhe mbarë opozitar kundër kësaj qeverie e cila, i ka shpallur luftë qytetarëve, financave publike, interesit publik dhe kombëtar, i ka shpallur luftë detyrimeve që vijnë nga Marrëveshja e Stabilizimi Asocimit dhe kërkesave për ecurinë e negociatave me BE duhet të intensifikojmë aksionin tonë si Parti e Lirisë, në bashkëpunim me forcat e tjera opozitare. Unë jam i sigurt se në këtë rrugë kjo qeveri që sot është pakicë e pakicës, edhe brenda PS rilindja është një pakice, pasi barra e kësaj krize nuk bie vetëm në shpatullat e qytetarëve që janë në opozitë me këtë qeveri por bien mbi gjithë shqiptarët.
Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmes projektit për portin e Durrësit po grabit portin më të rëndësishëm të Shqipërisë.
Meta: Duhet të veprohet menjëherë sepse janë faktet publike. Do ecim në këtë rrugë të çmontimit të kësaj afere monstruoze. Grabit portin më të rëndësishëm të vendit. Kërkon grabitësi kryesorë që ta falenderojnë për grabitjen për faktin se do t’i marrë për budallenj durrësakët dhe shqiptarët. Faktet janë shumë të rënda. Ka thënë se e bën gjithë këtë investim. Ka hall për të shtuar 12 mijë vende pune.
Nuk besoj se kanë harruar njerëzit për aeroportin e Kukësit. Ky vetëm i vuri vetëm furçën dhe tha se do hapë 12 mijë vende pune. 2 miliardë eurot që do vinin menjëherë, ky ishte një mashtrim pasi vetëm 3.4% do japin këta. Aq sa i kanë dhjetra biznesmenë në vendin tonë. Ndërsa eurot e tjera, janë si ato apartamentet në Tiranë, shit apartamente dhe blen tulla.
Meta foli dhe për koncensionin e ndërtimit të aksit rrugor Lekaj-Fier, pjesë e autostradës Milot-Fier, duke e konsideruar një tjetër skandal për të cilin do të harxhohen 320 milionë euro, ndërkohë që ajo do të bëhet me pagesë për kalimin e automjeteve.
Meta: Një aferë tjetër ka ndodhur, koncensioni i rrugës Lekaj-Fier ku do harxhohen 320 mln euro për 46 km. Vetëm 8 km janë gjurmë e re rruge. Ndërsa pjesa tjetër është shtim i asaj aktuales, do jetë me pagesë. Do vihet trau si tek rruga e Kombuit. Edhe automjeti më i vogël do paguajë të paktën 2.1 euro. Koncensioni është dghënë pa garë. Është paraqitur vetëm konkurrenti fitues. Ajo që është risi në këtë koncension është që dikur, ose deri tani merrnin pjesë 1 konkurrent dhe fitonte me 99% të vlerës. Tani merr pjesë një konkurrent dhe e fiton me 102% të vlerës.

