Buxheti 2023, Partia e Lirisë me propozime për qeverinë. Meta: Kërkesat realiste dhe minimaliste

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prezantopi në mbledhjen  e kryesisë një sërë propozimesh për buxhetin e vitit 2023.

Amendamentet kanë të bëjnë me rritjen e  pensioneve, pagave të pedagogëve dhe mësuesve, heqjen e TVSH-së për imputet bujqësore, etj.

Meta tha se do të kërkojnë edhe subvencionimin e studentëve me 100 euro në muaj në mënyrë që të përballojnë krizën.

Në gjykimin e tij këto kërkesa janë terësisht realiste dhe minimaliste.

Amendamente:

-Anullimin e rritjes se aksizes per prodhuesit e birres dhe te veres vendas te vegjel, per arsye se rritja e saj demton prodhimin vendor, rrit papunesine dhe favorizon importin e ketyre produkteve. Ky unifikim i aksizes vjen ne kundershtim me direktiven 92/84/KEE te BE dhe i vendos keta prodhues ne dizavantazh te thelle me prodhuesit e medhenj.

-Shtyrjen e  taksimit per profesionet e lira deri ne kalimin e krizes per te mos renduar ne menyre te menjehershme rritjen e barres fiskale ne kete periudhe dhe per te mos i dekurajuar ata per te mos u larguar nga vendi. Dekurajimi i kapitalit njerezor aq te domosdoshem per zhvillimin e vendit

-Anullimin e vendosjes se gjobave ne 10 fish per shkelje administrative e cila eshte si nje ndryshim ligjor antikushtetuese dhe nuk merr ne kosiderate parimin e propocionalitetit.

Amendamentet e arsimit:

1 - Do të kërkojmë mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

( Për studentët nuk është parashikuar asnje mbështetje financiare në Pr.buxhetin e 2023)

2 - Do të kërkojmë mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët.

( Në Pr.buxhetin 2023 është parashikuar vetem 0.05% PPB )

3 - Do të kërkojmë rritjen e pagave të pedagogeve 50% brenda dy viteve, ndaj në projekt buxhetin e 2023 do kerkojmë që rritja të jetë 20% nga buxheti shtetit sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve.

( Në Pr. buxhet është parashikuar vetëm 7% rritje page për pedagoget)

4 - Do të kërkojmë rritjen e pagave 12% të mësuesve duke filluar nga 1 janari për të përballuar rritjen e çmimeve dhe koston e jeteses.

( Në Pr.buxhet është parashikuar rritje page për mësuesit 6% i cili fillon në Korrik 2023)

5 – Do të kërkojmë pajisjen me tekste të reja shkollore falas, çdo vit, për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IX.

( Në Pr. buxhet parashikohen libra falas të përdorur)

-Do te kerkohet rritja e  pages se mjekeve ne masen 12% duke filluar nga 1 janari

Bujqesia

1.Heqja e TVSH për imputet bujqësore.

2. Lënien e tavanit prej 50 milionë lekë investim, për përfitimin e uljes së TVSH të makinerive bujqësore.

3. Një shtesë prej 5 miliardë Lekë, për mbështetjen e prodhimit bujqësor-blegtoral, agroindsturial dhe marketingut.