Korçë/ I riu shkon në spital me plagë në bark, u plagos me thikë gjatë një sherri

Pasditen e djeshme një 27 vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës, me një plagë në bark të shkaktuar nga një mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur pas një sherri në zonën e quajtur "Trekëndëshi" në Korçë, ku gjatë përleshjes i riu ka mbetur i plagosur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas burimeve policore bëhet me dije se forcat blu të komisariatit të Korçës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit,i cili është shpallur në kërkim. Në total janë 3 persona të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit R. I., 19 vjeç, A. A., 19 vjeç dhe E. L., 19 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Moskallëzimi i krimit".

"Shtetasi R. I., dje, në lagjen nr. 15, Korçë, gjatë një konflikti të çastit, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin A. H., 27 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera rezulton se në konflikt kanë qenë të pranishëm edhe shtetasit A. A. dhe E. L., të cilët nuk kanë njoftuar organet e Policisë, për ngjarjen e ndodhur. Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim," njoftoi policia.

Mësohet se njëri prej tyre ka goditur 27 vjeçarin me thikë ndërkohë që dy të tjerët janë shpallur në kërkim pasi nuk kanë kallëzuar krimin.

Po punohet për kapjen e autorëve ndërkohë që i riu i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.