Morina: Braverman është kritikuar për deklaratat e saj për shqiptarët, po vë në rrezik njerëzit
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, autori Agim Morina tha se është skandaloze të thuhet diçka e tillë nga një politikanë britanike se shqiptarët janë kriminelë.
Ai shtoi se sekretares së brendshëm britanike i është tërhequr vëmendja për këto deklarata dhe se ajo kështu po vë në rrezik jetën e britanikëve dhe emigrantëve.
Morina: Është skandaloze të thuhet diçka e tillë nga një politikanë britanike dhe nuk ka qenë një gjë e tillë shumë e zakonshme. Asaj ia kanë tërhequr vëmendjen dhe i kanë thënë që të ketë kujdes me fjalorin se përhap urrejtje. Ajo në vend që të sigurojë jetën e qytetarëve britanik dhe emigrantëve, ajo po e rrezikon.
Nëse e saj ka ardhur si infermiere dhe nuk ka kuptim që të përdoret ky fjalor. Këto grupet ekstreme me zor kanë pritur dhe ka pasur postimi ku përkrahet ky fjalor, duke folur për pushtim. Në një emision një gazetar tjetër, çohet dhe merr në një debat një deputet britanik dhe thotë se 10 mijë kriminelë shqiptarë po infektojnë vendin e tyre. Fjala infektim është përdorur nga nazistët herën e fundit.

