Balla: Minatorët në Bulqizë pa siguri, shumë janë larguar se paguhen shumë pak

Edison Balla, pedagog, në një intervistë me gazetaren e Ora News, Sonila Musai, u shpreh se edhe Bulqiza  përballet tashmë me një numër të madh të largimit, kryesisht të të rinjve, sepse të rinjtë e kanë kuptuar tashmë se ndryshe nga puna në minierë ku u rrezikohet jeta dhe marrin paga të ulta për të njëjtën lodhje shkojnë në një vend të BE-së marrin paga më të larta dhe nuk janë të rrezikuar të humbin jetën siç ndodh në minierë.

"Minatorët psh akoma nuk kanë marrë statusin e minatorit vazhdojnë akoma të mos kenë të drejta të garantuara për kujdes shëndetësor, minatorët vazhdojnë akoma pa bursa siç premton statusi i minatorëve për fëmijët e tyre dhe të gjitha këto probleme ka sjellë që të rinjtë nga Bulqiza të ikin siç ndodh fatëkeqësisht edhe në rang republike".