Balliu: Shqiptarët ikin për shkak të bandave këtu, duhet të ishte sqaruar ajo zonja britanike

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se bandat në Britani bashkëpunojnë me bandat këtu, që fillojnë tek qeveria.

Ai shtoi se shqiptarët po emigrojnë për shkak të bandave në vendin tonë dhe shtoi se sekretarja e e qeverisë britanike duket të sqarohet se ka informacione të gabuara.

Balliu: Bandat atje bashkëpunojnë me bandat këtu, që fillojnë tek qeveria. Shqiptarët po ikin për shkak të këtyre bandave. Kur kam qenë unë në Londër kanë qenë punonjës në vende të ndryshme. Fakti që është arrestuar njëri, shqiptarët nuk mund të jenë kriminelë.

Po të kishim një shtet serioz këtu, sepse nuk kemi shtet. Sot duhet të ishin mbledhur ambasadorët dhe të sqaronin atë zonjës. Të sqarohet mirë zonja se mund të jetë e keqinformuar. Këtu ka kriminelë sa të duash, por nuk mund të përfshirë gjithë popullin.