Zhilla: Grupet kriminale vijnë këtu dhe marrin njerëz për në shtëpitë e barit në Britani
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, studiuesi Fabian Zhilla u shpreh se krimi i organizuar shqiptar pas vitit 2008 është forcuar në trafikun e kokainës
Ai shtoi se grupet kriminale kanë arritur deri aty se vijnë këtu dhe marrin njerëz për në shtëpitë e barit në Britaninë e Madhe.
Fabian Zhilla: Krimi i organizuar shqiptar pas vitit 2008 është forcuar në trafikun e kokainës dhe më parë njihet për atë të qenieve njerëzore. Ndërsa pas kësaj periudha kapën një treg dhe po konkurrojnë grupet vietnameze, dhe ky është një shqetësim që kanë britanikët.
Grupet kriminale kanë arritur deri aty se vijnë këtu dhe marrin njerëz për në shtëpitë e barit. Atje është krijuar një komunitet, si të marrë peng dhe duke mos pasur asnjë mundësi për të pasur mbrojtje ligjore, për të dalë jashtë këtij sistemi.

