Skerdi Sino: Kompanitë shqiptare e trajtojnë punëtorin "armik" në botë të shtyjnë të japin më të mirën

Skerdi Sino, zhvillues biznesi në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora  foli rreth punës online (remote).

Sipas tij puna nga shtëpia është një mundësi e madhe sidomos për vende si Shqipëria.

Skerdi Sino: Pandemia i dha një spunto punës nga shtëpia. Është një mundësi e madhe sidomos për vende si Shqipëria. Mund të marrim paga europiane ndërkohë që rrimë në Shqipëri. Nuk është vetëm nga shtëpia por është nga një vend ku ti mund të ndihesh mirë. Unë punoj nga shtëpia, në zyrë por punoj dhe në kafe.

Edhe Skerdi deri në fillim të këtij viti ka pasur një punë standarde.

Skerdi Sino: Unë deri në fillim të këtij viti kam pasur një punë standard, doja diçka më të gjerë. Nëpërmjet rrjetit social Linkedin rastisa në një mundësi dhe u punësova në një kompani të huaj.  Hasa në një kompani të huaj që punon në 35 shtete. 

A e kishe besueshmërinë në fillim apo skeptik ndërsa qasja që ka vënë re më shumë duke punuar me kompanitë e huaja është fakti se ata vlerësojnë shumë "cilësinë" përpara "sasisë"

Ne fillim Isha skeptik. Kultura e punës është ndryshimi i parë. Kompanitë shqiptare vuajnë për kulturën e punës. Shpeshherë i punësuari trajtohet si armik pasi duket sikur ti po ju merr paratë por në fakt ti punon për to. Ndërkohë kompanitë ndërkombëtare internacionale të shtyjnë të japin më të mirën nga vetja jote.

Sipas tij ne duhet të mësojmë që punonjësit ti japi mundësi të japin më të mirën nga vetja dhe të kenë dhe atë periudhat e pushimit për tu “rikarikuar”.

Risi në profile të ndryshme?

Skerdi Sino: Ekonomistët, avokatët, asistent virtual, webshëndet ku mjekët përgjigjen online. Janë një tërësi profesionesh që mund të ushtrohen remote nuk janë vetëm programuesit.

Skerdi shprehet se nëse personat që punojnë Coll Center kalojnë të gjithë remote mund të decentralizojmë Tiranën.

Skerdi Sino: Unë mendoj se pandemia i ka bërë mirë tregut shqiptar sepse dhe shumë kompani të sektorit Call Center që ndoshta paguanin shifra të konsiderueshme duke mbajtur stafin brenda zyrave të mëdhaja filluan të mësonin që duke çuar stafin në shtëpi kishin më pak kosto operacionale. Më të qetë, çdo gjë ishte më e thjeshtë për tu menaxhuar sepse dhe punonjësi i realizonte ato pushimet në shtëpinë e vet. Kemi 25 mijë persona që punojnë në sektorin Call Center që nëse kalojnë të gjithë remote mund të decentralizojnë Tiranën që është një problem. Duke ndenjur të rinjtë në qytetet e tyre rivitalizohen dhe qytetet që për momentin nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë.