"Dy fjalë për Ministren e Turizmit", Seferi: Kur u maskove, të ranë në sy minorenët që shfrytëzohen?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2022, 21:11
Leonard Seferi, Operator Turistik në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai deklaroi se punonjësit në Shqipëri si në çdo sektor edhe në sektorin e turizmit ndihen të pasigurtë.
Ndër të tjera Seferi tha:
Seferi: Punonjësit në Shqipëri si në çdo sektor edhe në sektorin e turizmit ndihen jashtëzakonisht të pasigurtë sepse nuk marrin atë që u premtohet shikohen si njerëz kalimtarë që mjafton të mbyllet sezoni turistik.
Por në ato inspektimet që Ministrja e Turizmit ka thënë që jam maskuar dhe kam dalë për të bërë inspektime në plazhe dua ti them që ai ka rënë në sy sesa minorenë shfrytëzohen gjatë sezonit të turizmit a i ka rënë në sy projektet, buxheti për dezisektimin e plazheve për gjithçka ka nevojë ky sektor.

