Ndoka: Protesta nuk rrëzon qeveri, tregon zemërimin dhe pakënaqësinë e qytetarëve. Frikacaku Rama e lexon mirë

Deputeti, Nard Ndoka, thotë se protesta e të shtunës realizoi objektivat e opozitës.

Për Ora News ai thotë se tubime të tilla janë njësi matëse deri ku është pakënaqësia dhe zemërimi i qytetarëve dhe këtë sipas tij di ta lexojë mjaft mirë Rama.

Ndoka: Asnjë njeri nuk pret të rrëzojë qeverinë se del në protestë. Është njësi matëse deri ku është pakënaqësia dhe zemërimi i qytetarëve. Këtë e lexon shumë mirë ky frikacaku Rama, e di sa vështirë është të thirrësh një protestë partiake dhe një protestë kur i kalon kufijtë e militantëve.  Protesta nuk vjen gjithmonë me lule, ka një moment që të bllokojnë fare nëse nuk reflekton.

Protesta ishte paqësore, dhe sipas tij kjo mërziti Ramën dhe ndërkombëtarët që ishin përgatitur për diçka tjetër.

Ndoka: Patëm një protestë model, u mërzitën. Rama kishte përgatitur njoftimet e shtypit se mendonte dhunë. Edhe ndërkombëtarëve u mbetën njoftimet e shtypit copy paste.

Ndoka thekson se është fatkeqësi kombëtare të kemi kryeministër Ramën.

Ndoka: Është tipik primitiv, anadollak i nivelit të ulët.