Sociologia Binjaku: Në Shqipëri duhet të flitet për problemet reale, shumë kanë frikë të thonë të vërtetën

Sociologia, Entela Binjaku, në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj foli për problematikat më të shpeshta me të cilat përballen shqiptarët.

Binjaku: Një ndër problemet që e dëgjoj të flitet fare pak lidhet me fëmijët me aftësi të kufizuara sot po dëgjojmë shumë mësues që e pohojnë nën zë por dhe ky është një problem tjetër që unë e shoh që ka lindur mes nesh frika.

Shumë arsimtarë kanë frikë të pasqyrojnë situatën reale aty ku punojnë ku një vend të veçantë znë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara që nuk marrin pothuajse asnjë lloj shërbimi ose i kanë shërbimet aq larg sa familja e ka të pamundur ta ndjekë fëmijën.

Frika është një tjetër problem që mendoj që shoqërinë tonë duhet ta shqetësojë fakti se në 2022 njerëzit kanë frikë të thonë atë që i shqetëson atë që ata jetojnë çdo ditë për shkak se ngelen pa punë për shkak se ju hiqet buka e gojës. Në fushën e shkencave sociale atë regjim ku dominon frika e quajmë këtë autokraci dhe jo demokraci, unë mendoj që duhet të shqetësohemi për këtë fakt.