Muçi: Pjesë e dëshpërimit është edhe mungesa e alternativës në politikë, kura është angazhimi
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, pedagogu dhe aktivisti Redi Muçi u shpreh se pjesë e dëshpërimit është edhe mungesa e alternativës në politikë.
Ai shtoi se qytetarët nuk duhet ta shohin veten si një viktimë, por duhet kura e ndryshimit që sipas tij ëhstë angazhimi për zgjidhjen e problematikave.
Muçi: Pjesë e dëshpërimit është edhe mungesa e alternativës në politikë. Është e detyrueshme që shteti të ndërmarrë politika sociale, por përtej kësaj duhet parë se si e percepton çdo qytetar pozitën e tij; si një viktimë e pozitës dhe opozitës dhe që gjërat nuk ndryshojnë apo e sheh si një aktor që duhet të bëjë diçka.
Edhe në Ukrainë është duke u bërë një luftë, edhe në Kosovë, por rëndësi ka se çfarë bën një qytetar dhe kura e ndryshimit është angazhimi. Vetëm përmes tij mund të dalin nga kjo plogështi dhe perceptimi i vetes si viktima, sepse jemi aktivistë dhe nuk jemi viktima.

