PDK në primaret e PD me kandidatë, Ndoka: Opozita shumicë në bashki. Basha na hapi gropën, po ra vetë me flokët e grasatume
Nard Ndoka deklaroi në Ora News se PDK është e përfshirë në primaret e P-D me kandidatët e saj për kryebashkiakë.
Ndoka: Po kemi emra në ato bashki që kemi një lloj mbështetje. Është bërë dhe një sondazh dhe pse nuk është bërë publik. Janë disa bashki, Lezha, Fushë Arrëzi, Rrësheni, Vau i Dejës,Malësia e Madhe. Është një skemë që po shkon shumë mirë, ka një mirëkuptim.
I pyetur sesa shanse kanë ata në primaret brenda PD, ai u përgjigj:
Ndoka: Nëse ke një personazh që gëzon mbështetje dhe respekt. Futen në lojë dhe anëtarët e PDK, simpatizantët. Ka balancë dhe në përfaqësim dhe në votim.
Ai thotë se gjithçka varet te kandidati, duke mos përjashtuar dhe mbështetjen për kandidatët e PD.
Ndoka: Nuk i kam kushtëzuar anëtarët dhe simpatizantët e partisë time. Jemi në treg politik, mund të ndodhë që një kandidat nuk i ka cilësitë e duhura. Primaret kanë rritur shpresën dhe besimin. Nëse unë shoh që një kandidat caktohet nga Lulzim Basha përmes aferave korruptive ka pasur raste që nuk i kemi votuar kandidatët e tij. Por nëse shoh që nga primaret ku unë marr pjesë dalin kandidatë që kanë mbështetjen e bazës pa interferime nga qendra, pa u diktuar nga anëtarësia, i kanë të gjithë shanset që jo vetëm të jenë preferencialë për ne, por edhe qytetarët.
Ndoka është besimplotë se në zgjedhjet lokale të 14 majit opozita është në avantazh ndaj Ramës kut thotë se diskutohet për fitore dhe në bashki si Fieri, historikisht bastion i majtë.
Ndoka: Opozita ka disa avantazhe, ka numrin më të madh të partive politike, përfshirë parti të majta. Jemi mazhorancë në shumicën e bashkive të vendit. Sot diskutohet dhe bashkia e Fierit që është bastion i majtë, Partia e Lirisë ka një peshë substanciale te pjesa e rrotacioneve të pushtetit.Edi Rama mposhtet. Prej Lulzim Bashës jemi humbës. Është kapur me presh në dorë si personazh që e ka luftuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë Partinë e Lirisë dhe PDK. U përpoq ti hapë gropën të tjerëve dhe ra me kokë, bashkë me flokët e grasatume, brenda saj.
