Manaj: Shqiptarët nuk lëvizin dot lirshëm, prandaj vijnë me gomone në Britani, faj i politikës

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, gazetari Arben Manaj u shpreh se po të kishin mundësi shqiptarët do të vinin me avion në Britaninë e madhe dhe jo gomone.

Ai shtoi se ata nuk lëvizin dot lirshëm për shkak edhe të fajit të politikën, dhe theksoi se kjo çështje nuk do të përfundojë së shpejti.

Manaj: Po të kishin mundësi shqiptarët do të vinin me avion në Britaninë e madhe dhe jo gomone. Por nuk janë pjesë e hapësirës së Schengenit. Ky është problemi që kemi ne dhe politika nuk ka bërë aq sa duhet për ta futur vendin në BE. Vijnë bullgarët dhe rumunët.

Ndodh kjo gjë dhe ne detyrohemi të vijmë me gomone. Nuk besoj se çështja e gomoneve do të përfundojë dhe vetë kryeministri tha se nuk do të zgjidhet çështja brenda natës. Sigurisht që këta kanë nevojë për lajme të mira dhe për të marrë miliona. Me paratë e mëdha që bëhet në La Manche dhe ngrohjen e kohës do të vazhdojë fenomeni.