Porti i Durrësit, Vasili: Kush blen një apartament do të marrë një pasaportë Shengen
Deputeti i PL Petrit Vasili thotë se sipas projektit për Portin e Durrësit kush blen një apartament do të marrë një pasaportë Shengen.
Gjatë një intervistë në Ora News me gazetarin Everest Dedaj, Vasili u shpreh se të interesuar për këtë nuk janë shqiptarët por janë të huajt që kanë probleme për të lëvizur në botë.
Petrit Vasili: Bëhet fjalë për një aferë, pa e tepruar do ta quaja të pabesueshme, të frikshme se bëhet fjalë për miliarda euro në këtë projekt fantazmë. Është i degraduar në një ndërtim masiv pallatesh. Në shpërndarje në këmbim të këtyre pallateve, apartamenteve pjesë të tyre të pasaportave të quajtura pasaporta të arta. Pra kush ble një apartament do të marrë një pasaportë Shengen. Sigurisht të interesuar për këtë nuk janë shqiptarët por janë të huajt që kanë probleme për të lëvizur në botë dhe ju duhet kjo si një mundësi për të blerë mundësinë e lëvizjes në hapsirën Shengen por dhe duke vënë në rrezik serioz arritjen themelore të shqiptarëve për të hyrë në hapsirën Shengen.
Sipas Vasilit Eurpopa ka qenë e qartë dhe e prerë për pasaportat e arta dhe i ka thënë të heq dorë nga kjo aferë e papranueshme
Petrit Vasili: Eurpopa ka qenë e qartë dhe e prerë për pasaportat e arta dhe i ka thënë të heq dorë nga kjo aferë e papranueshme. Nuk mund të bëhet Shqipëria një vend grumbullimi i gjithë atyre që kanë probleme nëpër botë dhe që kanë të gjithë të kaluarën e tyre të mbushur me operacione të errëta trafikante. Qeveria duhej të thoshte ky është investitori, do të investojë aq para do të bëjë këto të ardhura, ja pse është turistike. Nuk jemi këtu për të stimuluar projekte pallatesh ndërtimi.
